Një grup nga atë që vetëkonsiderohen si Komisioni i Themelimit të PD-së, nuk mundi dot të hyjë një selinë blu, pas përfundimit të një ultimatum lëshuar Bashës për ta liruar zyrën më datë 5, nën pretendimin se është shkarkuar nga kreu i partisë me votim referendar nga anëtarësia.
Atyre u printe Flamur Noka, një berishist i thekur, i cili ndërmorri dhe aktin fizik për të hapur derën e selisë, gjë të cilën nuk ia arriti.
Pas këtij momenti, pa tentuar forcën, siç ndodhi në një rast para pak ditësh, Noka, nën frymën konspirative të rolit të mazhorancës në krizën demokrate, u tha mediave.
“Erdhëm në seli, në shtëpinë tonë, për të zhvilluar një takim dhe një mbledhje në lidhje me agjendën që do të ketë grupi parlamentar dhe PD-ja për vitin 2022. Sot, PD-ja do të duhet të ishte një ambient festiv ku të gjenin veten të gjithë demokratët.
Për fat të keq, Edi Rama e ka kthyer me pengun e tij në një Alcatraz të kohëve moderne. Të gjitha dyert e mbyllura, gjithçka e blinduar, a thua se e ka kthyer PD-ja në një burg të sigurisë së lartë. Kjo është e turpshme, e neveritshme”, tha Noka, duke kaluar më pas te data 8, e shtuna.
“Pengu i Edi Ramës mund të rrijë i vetëburgosur, si mënyra më e mirë që Rama të zgjasë jetën e pushtetit. Por Rama e ka gabim, kurrë nuk mund të burgosë shpirtin e lirë të demokratëve. Në datën 8, demokratët do të marrin frymë lirisht”. /sarandacity.al/
796106 604638Some truly good stuff on this web site , I like it. 904234
872321 411765An extremely fascinating examine, I could possibly not concur entirely, but you do make some extremely valid points. 272551
I am really impressed with your writing skills as smartly as with the layout on your blog. Is that this a paid subject matter or did you modify it yourself? Anyway keep up the excellent quality writing, it is rare to look a great blog like this one these days!