Kryeministri Rama tha se rritja e pagave në sistemin e shëndetësië është në “dorë të Zotit”.
“Rritja e pagës do të bëhet vit pas viti. Ambicia është që të shkojmë në +40% brenda mandatit, gjithmonë duke u lutur që ato që na i sjell koha në formën e fatkeqësive natyrore të na i kursejë kush i vendos këto gjëra.
Prezumojmë që mbase edhe na dëgjon në mënyrë që në këto katër vite të bëjmë ato që kemi planifikuar”, tha i pari i qeverisë në inaugurimin e Pediatrisë së re në QSUT.
“Çdo parashikim ta bëjmë me rezervë, pasi të vjen pa pritur pakuptuar në ekuacion një tërmet larg qoftë, ndonjë pandemi, përmbytje apo dreqi vetë….”, theksoi ai. /sarandacity.al/