Në qendër të fshatit Dhivër, krenarë e shekullorë ngrihen rrepet. Në rrënjët e tij një burim i kristaltë: uji i famshëm Kamarës. Vitet, furtunat, nuk i përkulën këto bimë të forta. Një plak shekullor, një mësues pensionist rron akoma si këto rrepe të fshatitt e tij. Megjithëse i kaloi të njëqindat, dora e tij që dridhet akoma shkruan.
Studiues, shkrimtar i cili ka botuar 10 libra për traditat, historinë, folklorin, arsimin dhe shkollat e minoritetit grek: ky është Llambi Kiço, njeriu që sfidon pleqërinë.
Ashtu si rrepet e tij, ku sa herë është ulur në hijet e tij dhe shkroi aq shumë për fshatin e tij, i rezistoi me vitalitet regjimit komunist që e fshikulloi aq egër. Megjithëse pleqëria i ka rënduar në supe, atij herë herë i vijnë në vesh ca tinguj këmbane.
Ai e ka skalitur atë të dielë të 17 majit 1975 në kujtesë dhe nuk do ta shuaj kurrë, veçse kur do të mbyllë sytë. Kishat i kishte zhdukur regjimi, por këmbanat e tyre i mbajtën që të lajmëronin brigadierët dhe kooperativistët për punë. Të lajmëronin fshatin për mbledhje. Por atë ditë këmbanat ranë për të. Do ta demaskonin përpara gjithë fshatit si armik i popullit.
Si në kllapi i vijnë ca fjalë “bën propangandë për Greqinë. çohu, fol bir kulaku, je i arsimuar në Greqi”. Me kokën të trullosur, ku gjithshka i ishte mpirë, ai dëgjoi të dërguarin e Komitetzit që i tundi gishtin si kamxhik para fytyrës: “Ky plak matuf të mos shkelë pragun e derës së shkollës”.
Dikush iu afrua deri te rrëza e veshit: “E nëse ke punuar, nga frika ke punuar”.
I hoqën edhe djalin Maqin, edhe vajzën Anthulla nga puna, se ishin bij të armikut të popullit. Që atë ditë filloi ferri për familjen e tij. Ai që kish dhënë aq kontribute në arsim, me laboratorë biologjie e mjete që i përgatiste vetë, kopshtet prodhuese ku bënin praktikat nxënësit, të qëndisura nga duart e tij të arta, një metodist i shkëlqyer, ai që përgatiti nxënës në 10 fshatra ku punoi, me 20 transferime.
Cili ishte faji i tij? Se studioi në Pogonjaninë e Greqisë, se babai i tij punoi në Amerikë dhe bleu ca toka në Çukë e Lëkurs. Regjimi ia mori, e shpalli kulak dhe tre vite burg. Por ish-komuna e Dhivrit e shpalli Harallamb Kiçon “Qytetar Nderi” të saj
“Plaku matuf” jo vetëm që kapërceu pragun e derës së shkollës, por u ul këmbëkryq shkruajti e shkruan aq shumë për arsimin që ia ndaloi regjimi.
Panajot Boli – /sarandacity.al/