Për herë të parë në një event politik, është sulmuar Kadare, dhe kjo në qytetin e tij, në Gjirokastër, nga një pedagoge universiteti.
Ndodhi kjo në një takim të Berishës në kuadër të 31-vjetorit të themelimit të degës së PD-së në qytetin e gurtë, ku një e pranishme, duke e parë Berishën si anti-komunist, sulmoi Kadarenë si komunist.
Fjala është për pedagogen e Letërsisë në “Eqerem Çabej”, Ermelinda Kashah.
Ajo tha se Kadare ka shkruar me lapsin e partisë dhe se i kishte masakruar mbiemrin, në një nga veprat më të njohura të tij.
“Kur u maturova, befas lexova romanin ‘Kronikë në Gur’. Në një mënyrë cinike, ta pashoq, të poshtëruar, aty gjeta mbiemrin tim Kashah, të cilin e ka masakruar shkrimtari Ismail Kadare. Kuptova se ç’do të thotë fjala persekutim. E thënë troç: të shkruash vetëm me lapsin e një diktature të egër, ose shkurt, me lapsin e partisë por jo me lapsin e një shkrimtari. Hulumtova shumë fort për këtë roman dhe kuptova përse familja Kashah ishte persekutuar. E mora si shembull për t’ju thënë ju zonja dhe zotërinj demokratë se sot nuk ka vend për pesimizëm. Pasi Shekspiri i madh ka një shprehje të bukur kur thotë: ‘Nuk ka natë të gjatë pa ardh mëngjesi’”, tha pedegogia, ku “mëngjesi” sipas saj ishte vetë Berisha.
“Jam shumë e frymëzuar nga kjo shprehje sepse Partia Demokratike do të ringrihet. Po cili ishte mëngjesi tonë? Mëngjesi tonë ishin Foltoret ishit ju zoti Berisha, që me frymën e një lideri karizmatik mua më bën t’ju them se ju kam zili”. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?