Pas orë trazirash dhe tensioni në selinë blu, Sali Berisha njoftoi mbylljen e protestës, duke premtuar se shumë shpejt, siç tha, do të njoftojë “beteja të tjera, që nuk do të ndalen deri në fitoren tonë të plotë”.
“Sot, ne do të shpërndahemi. Do të kujdesemi për vëllezërit dhe motrat tona të arrestuara sepse janë vërsulur si bisha për të mbushur komisariatet. Do të kujdesemi për të plagosurit, disa prej të cilëve kanë çarje në kokë. Do të njoftojmë shumë shpejt beteja të tjera, që nuk do të ndalen deri në fitoren tonë të plotë”, tha ish-kryeministri, pa mundur dot të nxjerrë jashtë të birin plangpishës, Lulzim Bashën.
“Ftoj demokratët që të bashkohemi në betejën e radhës, deri në realizimin e plotë të qëllimeve. Kemi përballë një narko-shtet dhe diktaturë të vërtetë. Kjo betejë dëshmoi se sa jetike është beteja jonë për ta bërë Shqipërinë me një opozitë të vërtetë. Do ta vazhdojmë në forma edhe më të fuqishme sesa kjo e sotmja”, shtoi Berisha, duke u zbrapsur kësisoj. /sarandacity.al/
512678 687265Merely wanna input that you have a very nice internet website , I really like the pattern it actually stands out. 357686
719911 588268I conceive this web internet site has got some extremely excellent information for everybody : D. 408736