Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika ka folur për mediat në lidhje me situatën në selinë blu pas largimit të protestuesve. Ai tha se deri më tani janë të lënduar një protestues dhe një punonjës policie. Sipas tij, është ndërhyrë pas kërkesës me telefon nga ana e drejtuesve të PD-së.
“Oborri te selia e PD konsiderohet vendngjarje dhe policia e Shtetit në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës do kryejë hetime në bazë të ligjit. Ata që kanë përdorur akte dhune do mbajnë përgjegjësi para ligjit. Nuk e di ku ndodhet Lulzim Basha. Nuk e kemi transportuar. Një punonjës policie dhe një qytetar janë të lënduar lehtë. Nuk e di kush e ka hedhur gazin. Do ta verifikojmë. Hyjmë në momentin kur e pamë që rrezikohet jeta.
Pati një kërkesë nga ana e drejtuesve të Partisë Demokratike me anë të telefonit. Rrezikohej jeta e çdo qytetari. Situata do qetësohet. Ne do të kryejmë veprimet e duhura dhe pastaj do të largohemi”, tha ai.
Në selinë PD mbërriti edhe prokurori Elio Mazreku që do të drejtojë hetimet. /sarandacity.al/
329023 157011very good day, your site is genuinely unquie. Anways, i do appreciate your work 753330
9282 955058If running proves to be a issue then it might be wise to uncover alternative exercises such as circuit training, weight training, swimming or cycling. 343612
29961 955364Fantastic humans speeches and toasts, possibly toasts. are hands down transferred at some time by means of party and expected to turn into quite funny, amusing not to mention educational in the mean time. finest man wedding speeches 396324