Policia greke ka ndaluar një shtetas shqiptar ditën e djeshme teksa ecte në këmbë duke mbajtur në krah një cantë.
Gjatë kontrollit brenda saj janë gjetur dhe sekuestruar 6 pako me 6 kg 92 gram marijuanë.
Ai kishte kaluar në këmbë kufirin shqiptaro-grek disa orë para se të kapej.
Ndaj tij kishte një masë ndalimi për të hyrë në Greqi. Gjatë kontrollit fizik i janë sekuestruar edhe 100 euro dhe 1 celular. /sarandacity.al/