Referuar kategorizimit që Policia e Shtetit i bëri “fushëbetejës për selinë blu konsumuar të shtunën në oborrin e SHQUP-it, si “vend krimi”, Berisha u rikthye aty në mesditë, për të përcjellë mesazhin e radhës.
“Erdha për të përshëndetur mbështetësit ndaj heronjve të 8 janarit të cilët në një mision historik me guximin, mençurinë vetëpërmbajtjen që karakterizon këtë shumicë demokratike u faktuan shqiptarëve se Lulzim Brava është sot një armik po kaq i egër, një fytyrë po kaq mizore ndaj demokratëve shqiptarë.
Erdha sot këtu për të falënderuar ata dhjetëra mijëra protestues që u mblodhën nga të gjitha anët e Shqipërisë të cilët në një mision historik të mbrojtjes së pluralizmit politik të parimit themelor të sundimit të shumicës mbi pakicën u larguan pasi hordhi narkobanditë me uniformë përdorën sasi gazi kundër tyre.
Prania jonë këtu është zotim se asgjë nuk mund të ndalojë konsolidimin e pluralizmit politik në Shqipëri asgjë nuk do të ndalojë mbizotërimin e vullnetit të shumicës në këtë vend.
Asgjë nuk mund të pengojë këtë revolucion paqësor në realizmin e objektivave historike të tij. Gjithashtu shpreh solidaritetin tim, mirënjohjen ndaj demokratëve që u arrestuan mbrëmë me listat e dala nga ai që shqiptarët po i thonë jo Lulzim, po Lulzi…”, tha ndër të tjera berisha. Por vetëm kaq. /sarandacity.al/