I janë rikthyer lirisë, ose më saktë shtëpisë, katër të arrestuarit për aferën e publikimit të të dhënave për mijëra shqiptarë, ku veçoi pagërrjedhja.
Ka qenë gjykatësi i njohur dhe jo pak i përfolur, Artan Gjermeni, ai i cili ka nxjerrë nga qelitë katërshen e arrestuar pak ditë më parë me urdhër nga Prokuroria.
Edhe pse organi i akuzës kërkoi arrest me burg për 4 të arrestuarit, gjyqtari Gjermeni vlerësoi masat e sigurisë “Detyrim paraqitje” për eksperten e IT te Tatimet Eni Qirjakon, si dhe “Arrest shtëpie” për tre të arrestuarit e tjerë, ekspertin tjetër të IT te Tatimet, Andi Agaraj, si dhe dy përmbaruesit privatë, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.
Politikisht, afera është gjykuar si një tentativë e mundshme konspiracioniste për destabilitet social. Kështu e ka parë mazhoranca.
Të dhënat u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale. Veçuan aty pagat e mbi 650 mijë shqiptarëve, numra celulari personale të 900 mijë shtetasve, dhe targat e mbi 530.452 posedues makinash, si dhe të 61.513 subjekteve, mes tyre biznese, banka, ambasada etj.. /sarandacity.al/