Në selinë demokrate ka nisur puna për rikthimin në normalitet pas asaj çfarë ndodhi të shtunën për afro një orë. Ngjan cinike fakti që kjo forcë e pësoi ngjashëm siç e kanë pësuar prej saj institucionet e shtetit në shumë kriza politike në vite.
Dhe jo larg. Në pranverën e vitit 2019 këto pamje ishin në godinën e Kryeminsitrisë, pikërisht si pasojë e protestave të dhunshme të organizuara nga PD së bashku me LSI-në.
Tashmë PD po përjeton vetë atë çfarë i ka shkaktuar, më shumë se kundërshtarit politik, shtetit vetë. Pasi është fjala për godina shtetërore që ka sulmuar e jo partiake.
Një pamje e tillë e trishtë ishte jashtë çdo imagjinate muaj më parë. /sarandacity.al/