Saranda ka shënuar një sukses në një projekt të menaxhimit të mbetjeve plastike, nisur verën e kaluar me instalimin fillimisht të vendhedhjeve në trajtë kafazi në shëtitore.
Rezultat i kësaj është ajo që ka ndodhur së fundi e që njoftohet zyrtarisht.
“Bashkia Sarandë ka realizuar për herë të parë shitjen përmes ankandit të rreth 22 ton mbetjeve të riciklueshme (20 ton karton dhe 2 ton plastikë).
GIZ po mbështet Bashkinë Sarandë për të inkurajuar grumbullimin e mbetjeve në mënyrë të diferencuar, procesimin e tyre përmes impiantit të riciklimit të ndërtuar me fondet e qeverisë gjermane dhe përgatitjen në këtë mënyrë për tregun e shitjes.
Shitja e sasisë së parë të mbetjeve të diferencuara e shndërron Bashkinë Sarandë në bashkinë e parë në vend që zbaton një model pilot të menaxhimit të mbetjeve, bazuar në ekonominë qarkulluese”.
Kësisoj, kryebashkiaku Gurmaq shfaq triumfues në këtë sfidë të re mjedisore teksa shkruan: “Bashkëpunimi dhe partneriteti i mirë sjell gjithmonë produkt të sukseshëm!
Faleminderit GIZ”. /sarandacity.al/