Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Hodhi inerte te Lapajt në det, Gjykata liron 42-vjeçarin: Ndalim i paligjshëm!

by PorositWeb
11 Janar, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Sarandës ka liruar nga qelia të hënën paradite, 42-vjeçarin Xhelal Telo, biznesmen në fushën e makinerive të rënda, i cili ishte arrestuar si i dyshuar për hedhjen e një sasie inertesh në det.

Gjyqtari Shkëlzen Liçaj e konsideroi të paligjshëm ndalimin e tij por gjithsesi caktoi masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore të hënën e parë të çdo muaji ora 09.00”.

Vetë biznesmeni si dhe avokati i tij mbajtën qëndrim mohues ndaj akuzës duke u shprehur se “personi nën hetim ka qënë duke drejtuar kamionin me bazat e inerteve në fjalë, dhe duke pasur problem me ngjitjen në malore kamioni ka pësuar një defekt dhe për të liruar peshën e kamionit i ka derdhur bazat e inerteve në det”.

Por çfarë thuhet zyrtarisht në dosje për rasti në fjalë?

“Më datë 07.01.2021, nga ana e punonjësve të policisë të Komisaritit të Policisë Sarandë, janë konstatuar mbetje inertesh dhe gurësh të hedhura në det, në lagjen nr.4, Sarandë.

Nga këqyrja ka rezultuar se mbi një sipërfaqe toke në formë bankine gjatësore në thellësi të detit me sipërfaqe rreth 36m2, të mbushur me material inert dhe gurë, janë konstatuar gjurmë mjetesh transporti të cilat vazhdonin deri në sipërfaqen e sheshit të ndërtimit në pronësi të shtetasit A. Lapa.

Rezulton gjithashtu se në vendin e ngjarjes është konstatuar mjeti i gërmimit i llojit çekiç, i cili kishte kryer punime gërmimi gurësh, të ngjashme me gurët e konstatuara në mbetjet e inerteve dhe gurëve të hedhura buzë detit.

Gjurmët e mjeteve të transportit gjatë këqyrjes janë konstatuar vazhduese nga sipërfaqja e gërmuar e sheshit të ndërtimit deri në vendin e krijuar në formë bankine nga buza e detit”. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Saranda ja del e para: mbledh e shet tonelata mbetje

Next Post

“E paimagjinueshmja” e Bashës sipas Ramës

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

The Times: Shqipëria, ky vend i jashtëzakonshëm turistik
Turizëm

The Times: Shqipëria, ky vend i jashtëzakonshëm turistik

16 Prill, 2023
Josif Papagjoni suprizon me librin e radhës: Saranda…
Kulturë

Josif Papagjoni suprizon me librin e radhës: Saranda…

14 Prill, 2023
Butrinti, me vizitorë në çdo stinë
Turizëm

Butrinti, me vizitorë në çdo stinë

7 Prill, 2023
Kumbaro: Edicion për Shqipërinë turistike në BBC World News dhe Netflix
Turizëm

Kumbaro: Edicion për Shqipërinë turistike në BBC World News dhe Netflix

19 Janar, 2023
Greqia, me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Europë
Ekonomi

Greqia, me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Europë

12 Janar, 2023
Njeriu që rriti pasurinë e tij me 40 miliardë dollarë në 2022-shin
Ekonomi

Njeriu që rriti pasurinë e tij me 40 miliardë dollarë në 2022-shin

28 Dhjetor, 2022

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.