Kahja Berisha në Sarandë njofton për një deklaratë të premten, bash në ditën e themelimit të kësaj dege.
Është (ish)Sekretarja Matilda Qurku ajo që përcjell njoftimin
“Të nderuar themeltarë, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike!
Me rastin e 31-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike Sarandë, grupi i rithemelimit për degën e Sarandës do të dali për një deklaratë nesër ditën e mërkure datë 12 Janar ora 11:30 para Selisë!
Ftojmë gjithë demokratët e Sarandës, Finiqit dhe Konispolit të na bashkohen në këtë ditë të shënuar për Partinë Demokratike të Sarandës!”, shkruan figura e njohur e demokratëve të Sarandës. /sarandacity.al/