Deputetja Ina Zhupa ka kujtuar me anë të një postimi faktin se sot është 31-vjetori i themelimit të degës së PD-së në Sarandë.
Ajo ka zgjedhur disa foto, ku në dy prej tyre është Basha, kahmarrja e saj politike në krizën e pazakontë të kësaj force, si dhe ish-kreu i ndjerë Hariz Mema.
“Partia Demokratike Sarande kujton sot themeluesit, kontributoret nder vite, anetaret, drejtuesit e ish-drejtuesit, mbeshtetes dhe simpatizant qe ne keto vite kane dhene shume per kete parti.
Sot eshte nje dite reflektimi per betejat qe jane bere krah njeri tjetrit, per arritjet tona por edhe nevojen per permiresime dhe korrigjime.
Se bashku per nje te ardhme me te mire te Shqiperise!”, shkruan skematikisht përfaqësuesja e Sarandës në parlament nga kahja opozitare.
Në fotot e servirura, sigurisht që nuk ekziston ndonjë aso historike me Berishën, që gjithsesi, paçka ndarjes dhe paçka destruktivitetit të tij, është pjesa më historike e PD-së.
Ndërsa kundërshtarë momentalë të asaj në PD-në e Sarandës janë të pranishëm në foto. /sarandacity.al/