Kryetari i Shoqatës së Industrisë së Turizmit në Sarandë, Arben Çipa, tha në një intervistë për Ora Neës se “në muajin qershor kjo industri do të ringjallet dhe operatorët tanë janë gati të funksionojnë në çdo moment”. “Kjo është ajo që unë dua të besoj”, shto ai
“Është viti i dytë që ne përballemi me situatën e pandemisë, padyshim ne si territor shqiptar në fushën e turizmit shohim një interesim edhe nga operatorët maqedonas, pak ndryshe nga vitet e tjera”, vijoi shpjegimin e tij Çipa.
E sipas tij, në rast se Greqia do të vazhdojë të mbajë kufitë mbyllur për shkak të pandemisë, kjo përkthehet në më shumë turistë maqedonas në Shqipëri.
Arben Çipa gjithashtu ka thënë se interes të veçantë kanë treguar dhe operatorët serbë mbi turizmin në Shqipëri. /sarandacity.al/