Ithtarë të kahjes Berisha në PD-në e Sarandës u tubuan në selinë demokrate këtë të mërkurë, në kuadër të përvjetorit të 31-të të themelimit të degës së tyre.
Por kjo ndodhi në një situatë të pazakontë. Ata “shijuan” oborrin por jo selinë.
Kryesorja prej tyre, Matilda Qurku, shkroi:
“31 vite PD Sarandë
Dera mbyllur nuk na pengoi t’u themi faleminderit themeltarëve dhe të urojmë njeri-tjetrin për këtë ditë të shënuar.
Mirënjohje dhe falenderime për secilin prej jush!
Mirënjohje për grupin nismëtar të cilët mposhtën frikën dhe na mundësuan ndryshimin.
Mirënjohje dhe falenderim për të gjithë demokratët e Sarandës, Ksamilit, Konispolit e Finiqit.
Gëzuar!”.
Kujtojmë se dhe në PD-në e Sarandës është reflektuar pashmangshmërisht çarja e madhe në qendër. Deputetja Ina Zhupa me kryetarin e komanduar Vesel Koçia janë të linjës zyrtare, thënë ndryshe kahja Basha, porse një pjesë e mirë e strukturave, si dhe figura me peshë aty ndër vite, siç znj. Qurku, janë rreshtuar krah Berishës.
Veçon Jolio Dine që ka mbajtur një qëndrim “të urtë”, pa rreshtim apriori, këtej apo andej, me këtë apo atë. /sarandacity.al/