Ndërsa PD-ja “Berisha” në Sarandë u mblodh te pragë i selisë me bravë të ndërruar për të përkujtuar 31-vjetorin e themelimit të degës, PD-ja zyrtare, ajo me kryetarin e komanduar Vesel Koçiu, u mblodh në një lokal.
Deputetja Ina Zhupa, e nuk shfaqen asgjëkundi, shkroi:
“Sot u mblodhem me demokratet per 31 vjetorin e themelimit te deges.
Kryetari Vesel Kociu mbajti fjalen e rastit dhe disa nga anetaret, drejtuesit pershendeten me fjalen e tyre.
Partia Demokratike Sarande do jete e palekundur ne ruajtjen e vlerave, ne misionin e saj historik dhe ne vizionin e saj per te ardhmen.
Bashke do ja dalim! Zgjedhim te ardhmen!”.
Ndërkohë, ndër reagime qe dhe ky: “Mirë bëni që festoni, por 70 % të demokratëve i latë jashtë, te shkallët, se ja mbyllët derën”. /sarandacity.al/