Në vazhdën e denoncimeve që PD zyrtare i bën dhunës së 8 janarit, me personazh kryesor Berishën, së fundi janë publikuar dhe emrat e 5 kosovarëe, të cilët pretendohet se kanë qenë pjesë e sulmit mbi godinë. Pra, 5 tip rekrutësh të ardhur nga matanë kufirit, duke u përfshirë në “zjarrin e luftës” mes dy PD-ve.
“Për fat të mirë në 8 janar nuk u derdh gjak, ashtu siç dëshironte dhe kishte planifikuar Berisha me një grusht kriminelësh”, nis denoncimi që shoqëron një videoklip.
“Ai personalisht e ndolli dhe frymëzoi vetë dhunen per javë me radhë, që kur deklaroi se PD nuk meritonte të ekzistojë nëse nuk e mbronte atë pas shpalljes nongrata për korrupsion.
Por Berisha dhe banda që ai mblodhi dhe përzgjodhi me kujdes, dështuan me turp sepse demokratët i braktisën. Ai nuk mban më dot peng as PD-në dhe as Shqipërinë”, thuhet ndër të tjera në videoklip, ku ndër të tjera lexohen dhe emrat e kosovarëve:
-Valdrin Hido Dervishaj
-Arben Teki Dervishaj
-Orges Afrim Dervishaj
-Qëndrim Besim Dervishaj
-Arben Hyda Dervishaj
“Raporti i shërbimit për të pesë këta të lartëpërmendur nga Kosova pëshkruan që ata kanë qenë pjesë e njerëzve që ndodheshin jashtë godinës së PD dhe kanë hedhur sende dhe objekte të forta drejt selisë”. thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Ndërkohë kujtojmë se e njëjta gjë pretendohet dhe nga kahja Berisha për Bashën, madje duke pretenduar se po mbrohet nga fondamentalistë të “Vëllazërisë Muslimane” të ardhur nga Maqedonia. Por se kush janë ata nuk thuhet. /sarandacity.al/
https://youtu.be/RtHv4vZS1Oc