Deputetja Ina Zhupa vijon të jetë e përfshirë në debatet e brendshme në PD, krizën e rëndë të kësaj të fundit, ku ajo ka zgjedhur të pozicionohet në linjën zyrtare, pra krah Bashës.
E sulmuar nga media e Berishës, pra Syri, ajo ka reaguar ashpër:
“Çim Peka po shpif live ne drejtimin tim!
Per informim te publikut: Me Mirel Mertirin me lidhin vetem qindra denoncime qe kam bere dhe i bej aferes se inceneratoreve dhe dy padi qe kam nga ai ne ceshtje civile edhe penale si perfaqesuese e PD qe e kam denoncuar vazhdimisht. Te dyja padite e fituara nga une kunder Mirel Mertirit!”, shkruan ajo, duke paralajmëruar një padi ndaj Syri-t.
“Si anetare e komisionit te medias kisha vendosur qe shpifjeve te Syri.net, te shumta keto kohe ndaj meje, te marra copy paste nga kundershtaret e mi politik, mos ti pergjigjesha me padi si parim i lirise se medias.
Por cdo gje ka nje kufi dhe keni shkelur cdo kufi! As media nuk quheni me sepse jeni bere nje vegel propagandistike ne duart e nje familje.
Do perballemi bashke me padi ne gjykate! Padine do e bej ne respekt te qytetateve qe besojne te une dhe me kane votuar dhe ne respekt te familjes time qe degjon cdo dite, idiotsirat e shpifjet e nje makinerie llumi dhe mercenaresh!
Parate e fituara nga padia do i perdor per nje kurs falas per gjithe studentet e gazetarise me tematike: ‘Shpifja dhe lajmet e rreme! Modeli antigazetari-rast studimor Syri’”, përfundon deputetja e Sarandës. /sarandacity.al/