Në mënyrë krejt të beftë, presidenti Meta paralajëmroi shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme lokale, pikërisht në momentin më të pavolitshëm për PD-në.
Dhe ngjan kjo si një hakmarrje e pastër e tij ndaj Bashës, i cili nga ana e tij po e sulmon rregullisht aleatin e deridjeshëm, njeriun që iu bë krah në aksionet e tij anti-qeveri.
Deri më tani, Meta kishte hezituat t’i shpallte ato.
“Prej kohësh kemi një situatë absurde disa bashki pa kryetarë, dhe në cënimin e shërbimeve të qytetarëve. Kjo situatë nuk mund të rrijë pa zgjidhje edhe pse disa u intereson disave por jo qytetarëve.
Presidenti nuk ka ca pret më sepse priti vendimin dhe dha një mosvendim prandaj duke konstatuar se këto institucione nuk po funksionojnë ose konstatojmë ata nuk bëjnë asgje, edhe pse është ngritur si shqetësim nga mediat dhe nga aktorë të tjerë pikërisht jam këtu për të bërë me dije se kanë filluar proceduar për t’i dhënë fund kësaj për zgjedhjet e 30 qershoritt të2019.
I kam dërguar një letër Komisionerit Komisionieri Shtetëror i Zgjedhjeve për këtë situatë dhe pres përgjigje” tha Meta ndër të tjera.
Fjala është për 6 bashki, ku veçon Shkodra dhe Durrësi.
Po pse nuk e morri këtë vendim më herët?
Përgjigja: “Nëse do veproja më parë do legjitimoja si kushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit që ishin anti-kushtetuese”.
Më pas lëshoi frazën cinike: ” Unë nuk detyroj askënd të marrë pjesë me pahir në zgjedhje, është demokraci”, tha Meta, kur për të njëjtin shkak vijon të shpallë anti-kushtetues 30 qershorin dhe të mbrojë shtyrjen në tetor që u bëri pa u konsultuar, për të cilat nuk iu përgjigj askush.
Me gjasë, nëse Lokalet e pjesshme do zhvillohen tani, siç Meta e ka vendosur, PD do humbasë dhe Shkodrën bastion në situatën e krizës së rëndë ku ndodhet. /sarandacity.al/