Pas një “llogaridhënie” në Prokurori për 8 janarin, kreu i PD-së zyrtare Lulzim Basha tha se ishte përgatitur për çdo skenar.
“Të shmangnim me cdo kusht atë që kërkohej, të derdhej gjak”, theksoi ai.
“Kërkoj zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve, dhe nga ana tjetër u them demokratëve se nuk do humbasim asnjë sekond në këtë kurth ku na dëshiron kundërshtari”, theksoi Basha.
Nga ana tjetër. PD sulmoi Metën, duke e quajtur atë një ndër frymëzuesit e dhunës atë ditë.
“Qëndrimi i sotëm i Ilir Metës, ku nuk fshehu aleancën me Sali Berishën kundër Partisë Demokratike dhe rolin e tij aktiv në sulmin ndaj selisë qendrore të Partisë Demokratike, është e vërteta tronditëse që po kuptojnë dita-ditës demokratët.
Sali Berisha dhe Ilir Meta janë në një aleancë për të shkatërruar Partinë Demokratike, vetëm për faktin se ajo nuk bëhet bunker ku strehohen ata që kanë halle personale”, u tha nga PD. /sarandacity.al/