Nga një ngjarje gjithnjë rrjedhin dhe foto pikante, prej atyre që publiku i memorizon dhe që shndërrohen madje në simbole të ngjarjes. E tillë është ajo nga 8 janari i dhunshëm në selinë demokrate, kur ndër shumë fragmente është dhe ajo e një njeriu të pluhurosur kokë e këmbë.
Ngjan madje, nëse nuk ke dijeni se për ç’është fjala, me një punëtor të dikurshëm të fabrikave ose magazinave të miellit.
Po kush është ky personazh?
Është fjala për Tasim Emin Mehmetin, njeriun që ka zëvëndësuar të ndjerin Festim Lato të ekzekutuar në krye të së ashtuquajturës Republikë e Çamërisë.
Ditën që përjetoi këtë moment, ai shpalli se është në gjak me Lulzim Bashën, pasi ishte rreshtuar krah Berishës në betejën për selinë demokrate.
“Lulëzim Basha je në gjak me Presidentin e Republikësë së Çamërisë, Tasim Emin Mehmeti. Nga këto foto e merr mesazhin, dhe fotot e sotme tek PD, të cilat unë nuk i disponoj, por do paraqiten nga media e portale mbi dhunën e ushtruar nga mercenarët e tu, dhe gjaku i derdhur mbi një shqiptar të Çamërisë në selinë e pseudodemokracisë, është derdhur më shumë se të më vriste një grek. Mbi Presidentin e Republikës së Çamërisë, që vetëm shqiptarë s’ishin. Dhe ajo dhunë nga mercenarët e tu, mbi Presidentin e Republikës së Çamërisë është fundi jot tragjik hollandez.
Presidenti Republikës Çamëri, Tasim Emin Mehmeti”, shkruhet prej këtij të fundit me një shqipe që në origjinal është tjetërfare. /sarandacity.al/