Policia e Sarandës njoftin për dy arrestime të orëvë të fundit, njëra e lidhur me narkotikë e tjetra për “biznes armësh të ftohta”.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ shtetasin F. G.,29 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.
Po nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’, shtetasi E. H., 21 vjeç, banues në Delvinë, sepse gjatë kontrollit fizik iu gjet një perforcuese grushti (dorezë metalike).
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin zyrtar. /sarandacity.al/