Deputeti demokrat Tomor Alizoti, i parreshtuar me asnjë prej dy kahjeve me antagonizëm në thellë në PD, përcolli idenë se si mund të zgjidhej kriza e paprecedent në këtë forcë, e shenjuar së fundi dhe nga akte dhune, siç ndodhi një javë më parë.
Në “Zonë e Lirë”, Alizoti tha se kriza në PD mund të zgjidhet me ngritjen e një komisioni i cili do të drejtojë partinë dhe që të mos ketë një kryetar.
“Propozimi im është që zgjidhja e PD është një komision, jo më kryetar. Kultura jonë si shoqëri, plus dhe trashëgimia staliniste, unë jam partia, unë jam lideri.
Kjo është kriza në PD dhe në PS, që unë jam partia, partia është lideri.
Unë mendoj se kryetarokracinë e shpëton një komision ose një pleqëri të urtësh. Duhet një grup me disa persona, ata që duan Bashën, ata që duan Berishën dhe ata që nuk duan asnjërin. Pse nuk zgjidhen kriza në PD? Se nuk është institucionale!”, konkludoi Alizoti. /sarandacity.al/