Autoritetet greke në Igumenicë kapën 320 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë që vinte nga kufiri me Shqipërinë. Sasia ishte brenda një autoambulance që vinte nga kufiri i gjelbër, e ndaluar nga policia fqinje pikërisht në Igumenicë.
Brenda saj janë gjetur dhe sekuestruar 13 çanta me 129 pako që përmbanin 319 kg 200 gram marijuanë.
Për pasojë, policia greke arrestoi drejtuesin e autoambulancës, një shtetas grek, të cilit iu gjet dhe një sasi e vogël kokaine, 900 euro dhe 3 celularë. /sarandacity.al/