Ilir Meta, me detyrë president, përcolli këtë mëngjes imazhe të filmit “Skënderbeu”, në përkujtim të vdekjes së heroit kombëtar, duke shkruar.
“Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh!
Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar”.
Krejt e zakonshme në dukje kjo, edhe pse me teprimet tipike të kreut të shtetit si lojtar politik qyshse hyri në Presidencë, ku evokon figura kombëtare duke u vetëndjerë si ata, ose si përcjellës i heroizimit të tyre.
Por fakti që ofron copëza të filmit “Skënderbeu” ditën e vizitës së Erdoganit në Shqipëri, duket se ka diç dhe inatçore në këtë mes. Ai, si kreu i shtetit, nuk është pjesë e axhendës së liderit turk. /sarandacity.al/
https://youtu.be/0_Wa7a8fdzU