Në rolin e zëdhënëses së PD-së, deputetja e Sarandës Ina Zhupa përcolli një tjetër videoklip me Berishën, duke pretenduar thirrjet e sërishme për dhunë të këtij të fundit dhe thënë:
“Thirrjet e vazhdueshme të Berishës për dhunë nuk përfaqësojnë demokratët. Shumica dërrmuese e demokratëve refuzoi ftesën e tij për gjakderdhje në 8 janar, duke e braktisur atë në përpjekjen e tij për të shkatërruar Partinë Demokratike për interesa personale.
Për demokratët Berisha është e shkuara, koka e një pakice të dhunshme që nuk ka më vend në Partinë Demokratike!” /sarandacity.al/
https://youtu.be/rXuPD9aWZX4