PD, linja zyrtare, bëri reagimin e radhës ndaj ish-njeriut nr.1 të saj, Berishës. Ky i fundit, në më të fundit intervistë televizive përsëriti pretendimin se e shoqja e Bashës është e lidhur me lojrat e fatit që mbylli Rama, një mbyllje që sipas tij ishte një transferim në Qipro.
“I deklaruar ‘non grata’ për korrupsion bashkë me familjen e tij, dhe i braktisur nga demokratët pas dhunës së 8 janarit, Sali Berisha po sillet vërdallë nëpër Shqipëri duke thënë çdo ditë gënjeshtra të reja për Lulzim Bashën dhe familjen e tij.
Për të dytën herë Sali Berisha, ky gënjeshtar ordiner, shpifi për bashkëshorten e kryetarit të PD.
Ky është një mashtrim i ri nga njeriu që për hallin e tij dhunoi edhe shtëpinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhë gjakun e tyre. Ky që për hallin e tij ka qenë gjithmonë gati t’i vërë zjarrin Shqipërisë. Por ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një ‘non grata” për korrupsion”. Shkruan PD për njeriun që deri dje e konsideronte vlerë dhe lider historik. /sarandacity.al/