Presidenti Meta dekretoi 6 marsin si datën e zhvillimit të zgjedhjeve të pjesshme vendore, të bllokuara prej tyre për gati dy vite me shkak 30 qershorin 2019, të cilin s’e pranonte sit e rregullt.
“Të dashur qytetarë,
Sapo dekretova caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë!”, shkruan Meta.
Është lexuar ky hap i tij si një kurth politik ndaj Bashës, i cili do duhet tani të përballet me një garë elektorale jo në momentin e duhur. Nëse humb, që gjasat janë të humbë, përfshirë dhe Shkodrën bastion, do ishte një tjetër goditje e rëndë për të. /sarandacity.al/