Me bindjen se do jetë në Presidencë deri me 24 korrik, pra kur i mbarron mandati, duke mos besuar se do shkarkohet, Ilir Meta tha nga Korça se ai gjithsesi mezi pret ta heqë kostumin e kreut të shtetit
“Mezi po pres të shpëtoj nga shoqëruesit dhe këto makinat e policisë. Mezi po më pret populli i 2 marsit. Po pres t’i jap më të mirën time atij populli që mbron qytetarët shqiptarë që dalin në mes të natës në mënyrë të dhunshme në mes të rrugës”, tha Meta.
Kohë më parë ai paralajmëroi se do rikthehet në krye të LSI-së.
Meta konsiderohet si një president i cili prej ditës së parë që hyri në selinë e kreut të shtetit, bëri vetëm lojtarin e rëndomtë politik. Këtë vijon dhe aktualisht ta bëjë. /sarandacity.al/