Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen tronditëse të përdhunimit të një vajze 17-vjeçe shqiptare nga një prift 37-vjeç.
Historia nisi me këmbënguljen e tezes së vajzës që e mitura të shkonte në kishë, pasi prifti ishte njeri i afërt që e njihnin dhe kishte hyrje- dalje të shpeshta në familjen me origjinë shqiptare.
Gjithçka filloi në nëntor 2019 kur vajza u rrëfye dhe prifti i kërkoi foto nudo më pas nën kërcënim dhe shantazh e përdhunoi në kishë.
Prifti e përdhunoi shtatë herë vajzën duke e kërcënuar vazhdimisht se nëse do të hapte gojën që të fliste do i tregonte familjes së saj për fotot dhe videot, ndërkohë që vazhdimisht, sipas hetimit që kanë zbuluar mediat e vendit fqinj, 37-vjeçari i dërgonte materiale pornografike të miturës.
17-vjeçarja pranoi sjelljen abuzive të priftit deri në fillim të vitit 2020 dhe më pas filloi të mbyllej në vetvete. Arsyeja që 17-vjeçarja vendosi të fliste ishte bërë një film që ka parë me abuzimin e fëmijëve.
Te filmi ajo “pa” veten dhe martirizimin që po përjetonte nga prifti, për rrjedhojë u përshkroi prindërve me detaje atë që kishte kaluar. 17-vjeçarja ka rrëfyer “ferrin” që jetonte në duart e priftit. /sarandacity.al/
835977 194387Very nice post. I just stumbled upon your weblog and wanted to say that Ive truly enjoyed surfing about your weblog posts. Following all I will be subscribing to your feed and I hope you write again very soon! 995715
73757 978585Intending start up a enterprise around the web involves revealing marketing plus items not only to women locally, however somehow to several buyers who are web-based as a rule. e-learning 604342
275073 572708Youre so cool! I dont suppose Ive read anything in this way before. So good to uncover somebody with some original ideas on this subject. realy appreciate starting this up. this exceptional website is something that is needed more than the internet, a person if we do originality. valuable function for bringing something new towards the web! 62414