Si reagim ndaj zëdhënëses së PD-së Ina Zhupa, Ministria e Arsimit njofton se njëri nga prindërit mund të qëndrojë në shtëpi me fëmijët, ndërkohë që mësimi do të jetë i pezulluar nga data 24 – 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
Me anë të një njoftimi ministria bën me dije se me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare.
“Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme”, thuhet nga dikasteri që drejton znj. Kushi.
Më herët, znj. Zhupa i mëshoi pikërisht kësaj, mosmarrjes së një vendimi dhe për prindërit, që sipas saj mund të ketë pasoja në punë nëse janë të detyruar të qëndrojnë me fëmijët. /sarandacity.al/
116399 798021Id ought to verify with you here. Which isnt something I often do! I enjoy studying a publish that can make individuals feel. Also, thanks for permitting me to remark! 979951
447073 534331very excellent put up, i truly adore this web site, keep on it 228529
944656 983862Thrilled you desire sensible business online guidelines keep wearing starting tools suitable for the specific web-based business. cash 185151