Një tjetër jetëhumbje vetmitare ka ndodhur në Çukë, e treta e këtij lloj brenda afro tre javësh.
Fjala është për të moshuar që gjendën të pajetë në banesën e tyre, pa njeri pranë, pasi jetojnë të vetëm, me familjarë të ikur në emigracion.
Fjala është për 80-vjeçarin Andrea Capo. Ai jetonte vetëm, me fëmijët që i kishte jashtë. Dyshohet se ka ndërruar jetë pak orë para se të gjendej me zemër të shuar. /sarandacity.al/