Qeveria konservatore e Greqisë, e udhëhequr nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i mbijetoi një votimi mosbesimi të mbledhur të dielën për të zgjidhur kaosin e shkaktuar nga stuhia e borës.
Pas një debati tre-ditor, 156 nga 300 anëtarët e parlamentit mbështetën Mitsotakis, tha presidenca e parlamentit.
Votimi u kërkua nga Alexis Tsipras, kreu i Syriza-s.
Diskutimi u fokusua tek reshjet e dendura të borës që goditën kryeqytetin Athinë më 24 janar dhe tre ditët në vijim.
Megjithëse meteorologët parashikuan reshje bore, qeveria dështoi të mbronte njerëzit, pohoi Tsipras.
Gjatë reshjeve të borës, në shumë vende pati ndërprerje të energjisë elektrike dhe mijëra njerëz mbetën të bllokuar në makina në autostradë dhe në rrugë të tjera kryesore.
Mitsotakis kërkoi falje dhe premtoi se do të organizonte më mirë mbrojtjen civile në të ardhmen, ndërsa gjatë debatit ai akuzoi Tsiprasin për populizëm. /sarandacity.al/