Policia e Sarandës raporton mbi një bllokim bagëtish që kishin hyrë paligjshmërist nga Greqia nëpërmjet kufirit të gjelbër. Dhe për këtë ka proceduar sjellësin e tyre nga andej kufirit.
“Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Botës, Sarandë, gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër, në fshatin Çiflik, Bashkia Konispol, kanë bllokuar një kope me bagëti të imta (dele), që një shtetas po e sillte nga Greqia dhe po e fuste nëpërmjet kufirit të gjelbër me shtetin grek, për në Shqipëri.
Në përfundim të veprimeve hetimore është proceduar penalisht shtetasi A. A., 32 vjeç, për veprën penale ‘Kontrabanda me mallra të tjera’.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin zyrtar policor. /sarandacity.al/