Një megaoperacion policor mbrëmjen e së martës në Elbasan ka çuar në pranga disa zyrtarë burgjesh e të burgosur.
Gjithçka ka ardhur pas një hetimi disamuajor, pasi është konstuar se në burgun e Elbasanit, Peqinit dhe atë të Korçës, të dënuarit me ndihmën e punonjësve të policisë së burgjeve, fusnin drogë, pije alkoolike, telefona dhe vajza, me të cilat nuk kishin lidhje familjare.
Bëhet fjalë për prangosjen e 8 punonjësve policore të Burgjeve dhe 17 të dënuar, të cilët aktualisht janë duke vuajtur dënimin. Mes të arrestuarve është edhe emri i njohur i botës së krimit, Gazmend Braka, i njohur si “Gaxhai”, si dhe i arrestuari kryesor, Hysni Ndreu, oficer policie.
Gjithashtu, ndër të burgosurit e tjerë të përfshirë janë emra të njohur krimi si Arben Grori, Klajdi Gjeçi, Aleksandër Sinanaj dhe Aleksandër Llanaj. /sarandacity.al/