Kandidati Niko Kuri është përfshirë në një replikë me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi, i cili pretendon se po mbron kauzën çame.
Shkak ishte ky deklarim i Idrizit:
“Meqë po ma përdorin një çikë si shumë jam i detyruar të them që Edi Rama ka një parti të minoritetit grek aty, që është MEGA, mos na bëjë sikur janë shenjtorë, madje ata që janë të minoritetit MEGA, kandidatë të PS-së minimalisht kanë detyrimin që mirë tabelat, por posterat të mos i kenë në gjuhën greke por shqiptare”, tha Idrizi.
Reagoi Kuri:
“Krenaria që ndjej për origjinën time greke më detyron të respektoj krenarinë dhe origjinën e secilit prej bashkëqytetarëve të mi.
Nuk do të përgjigjem me fjalë, përgjigjem çdo ditë me veprime. Bashkëqytetarët tanë do t’u përgjigjen politikanëve profesionistë më 25 prill”, shkroi Kuri. /sarandacity.al/