Një kryefamiljar në Delvinë tentoi vetëflijimin nga inati duke pirë klor, pasi e shoqja nuk i dha para që të pinte ndonjë gotë, siç informojnë autoritetet lokale, policore dhe shëndetësore.
Ai, një i ardhur në Delvinë, me bashkëshorte nga ky qytet por i divorcuar, i quajtur Artur Llanaj, rreth 48 vjeç, ishte i dhënë pas alkoolit, një fenomen i përhapur social aty, ku papunësia dhe parazitizmi, sidomos mashkullor, janë dominante.
Ai, edhe pse në varfëri, babai i katër fëmijëve, zgjidhjen e shihte te alkooli. Dhe, refuzimi i së shoqes për t’i dhënë para për të pirë ka bërë që t’i drejtohet klorit.
Për momentin thuhet se nuk është në rrezik për jetën. /sarandacity.al/