Dhuna ka çuar në dy procedime penale në së fundi në Sarandë.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht shtetasit:
-M. K., 50 vjeçe, dhe V. B.,58 vjeçe, banuese në Ksamil dhe Sarandë, pasi janë konfliktuar verbalisht dhe fizikisht me njëra-tjetrën.
– M. K., 35 vjeçe, banuese në lagjen nr.1, Sarandë, sepse në dyqanin e saj, në lagjen nr.1, bashkia Sarandë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike, ndaj kushërirës së saj, shtetases M. G.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin zyrtar. /sarandacit.al/