Hera e parë në 30 vjet që një politikan kujton një ndër zhvillimet më të rënda në komunizëm: ndalimin e ushtrimin e besimit fetar, njëherësh shkatërrimin e shumë objekteve të kultit: është Basha.
“Sot 55 vite më parë, diktatura që u kishte shpallur luftë të gjitha fuqive të globit, nisi luftën edhe kundër Zotit. Kishat, xhamitë dhe teqetë u hodhën në erë, klerikët u vranë, u torturuan dhe u burgosën, besimtarët u përndoqën.
Në këtë përvjetor ne duhet të nderojmë sakrificën bujare të klerikëve dhe besimtarëve që e mbajtën ndezur dritën e besimit nën terrorin e regjimit komunist. Dekadat e ankthit dhe shkretëtirës shpirtërore e morale nuk duhen harruar kurrë”, shkruan kreu demokrat, që më pas, në mbyllje të statusit të tij, pretendon por pa e specifkuar, se nuk është bërë drejtësi ende ndaj asaj padrejtësie, pra pa e shpjeguar si e qysh.
“30 vitet e tranzicionit nuk e kanë bërë drejtësinë për atë terror të pashembullt. Modelet e asaj tradite të keqe komuniste vijojnë të lëndojnë lirinë dhe virtytin e besimit”. përfundon Basha. /sarandacity.al/