GJKKO dha mbi 130 vite burg për 14 anëtarët e një grupi që merrej me trafik droge nga Shqipëria drejt Greqisë. Ata u arrestuan gjatë operacionit “Bistrica 2019”, ku u sekuestruan edhe 145.6 kg kanabis.
Tre akuza rëndojnë mbi ta: “Trafikim i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Të 14-ët emër për emër dhe dënimet e tyre:
-Gentjan Luto, dënohet më 10 vite burgim.
-Artur Xhanaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burgim.
-Florenc Luto, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj.
-Elisabeta Laçi, dënohet me 8 vite burg.
-Saimir Dushku, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj
-Gramos Saliaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg
-Edmir Asllanaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg
-Ervin Muçaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg
-Gentian Xheka, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg
-Agim Myrtaj,dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg
-Elidjon Xhanaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj
-Petrit Kasaj, dënohet me 8 vite dhe 4 muaj burg
-Behar Kasaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg
-Arjan Lushkaj dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg. /sarandacity.al/