Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

“Saranda s’është vetëm Saranda! Ç’u kumtua nga pushteti për sezonin e pritshëm

by PorositWeb
7 Shkurt, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Është tamam koha për ta bërë kryefjalë turizmin, pasi ky pritet të jetë viti kur sezoni do të hapet më herët dhe me gjasë do të shtrihet më gjatë në kohë.

Dy prej hallkave më të rëndësishme për të ofruar turizëm cilësor më 2022, u vunë në fokus të tryezës që u mbajt më 6 shkurt, me prani të Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Theksi më i parë u vu tek pastrimi.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kryebashkiaku Adrian Gurma vlerësoi punën e bërë në kuadër të task-forcës për patrimin. Ai nënvizoi se 90% e hot-spoteve me ndotje, tashmë nuk ekzistojnë më në këtë territor, ndërkohë që procesi vazhdon, i mbështetur edhe nga një buxhet 22% më i madh. Puna e bërë ka eliminuar vatrat me ndotje, ndërkohë që ka rritur ndërgjegjësimin në komunitet për të mos rikrijuar të tilla. Përfshirjen në projektin gjerman të diferencimit të mbetjeve në burim, kreu i Bashkisë Gurma e ka vlerësuar si avantazh të madh, ndërkohë që tha se me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit është duke u finalizuar marrëveshja për dublimin e shërbimit të pastrimit. Të lidhur shumë ngushtë me suksesin e e sezonit 2021, kreu i Bashkisë Gurma ka parë investimet lokale e ato strategjike të qeverisë qendrore, si dhe faktin që në sezonin 2021 nuk mbeti plazh i pakontratuar.

Ndërkaq, si shumë të rëndësishme ai ka quajtur filozofinë e Bashkisë, sipas së cilës: sezoni i ri nis atje ku mbaron paraardhësi. Edhe dëgjesat publike për buxhetin 2022, u shpreh kryebashkiaku Gurma, kanë nisur nga takimi me biznesin turistik, i cili tërë kohën trajtohet si partner me qeverisjen. Nga ana tjetër, ai i mëshoi nevojës dhe prirjes për turizëm të integruar me bashkitë fqinje, me të cilat do të shkohet tek nënshkrimi i memorandumeve të bashkëpunimit dhe ndërveprimit.

Thekse të reja ka vënë Ministrja Kumbaro për pastrimin, për rregullimin me kritere të forta e minitorim të funksionimit të stacioneve të plazhit, për turizmin pa ndotje akustike dhe për konceptin e gjerë të funksionimit të hartës turistike. Ajo foli për hartëzimin e plazheve me ndarje për çdo Bashki, për zbatim pa lëshim të kritereve dhe për kontrata plazhesh vetëm për 1 vit.

Ndërkohë, numri një i turizmit shqiptar ishte e prerë kur tha se pas 1 majit për çdo hotel që ka ngritur beach bare pa leje, ato do të prishen. “Jemi të prirur-u shpreh Kumbaro- jo të pengojmë, por të nxisim biznesin, në pajtim me ligjin”.

Duke cilësuar bizneset si ndotësit më të mëdhenj, Ministrja Kumbaro tha se ky sezon do të ketë rregulla, ligje dhe ndëshkime dhe bëri publik se Saranda përfshihet në 4 bashkitë, për të cilat do të kontratohet një operator pastrimi vetëm për bizneset dhe vetëm një herë në ditë tek ato do kalojë makina e tërheqjes së mbetjeve të ditës.

Sa u takon zhurmave që gjenerojnë diskot, lokaket dhe anijet turistike, zonja Kumbaro tha se do të lejohen të punojnë pasi të kenë siguruar izolimin akustik, pasi 10% e turistëve duan muzikë pa limit dhe injorohen interesat e 90% të tjerëve.

“Të hapim mendjen për pastrimin dhe për informacionin”, ishte apeli i Ministres Kumbaro, e cila kërkoi si nga Bashkia edhe nga hoteleria, që informacionin turistik për atë që ndodh rreth tyre, ta vënë në përdorim për të dalë nga lokacioni e nga harta e tyre turistike, për të ofruar sa më shumë atraksion e variacion për çdo fashë turistësh. “Saranda nuk është vetëm Saranda”, tha Kumbaro.

Për të nxitur zhvillimet turistike të nesërme ministrja Kumbaro solli në vëmendje thirrjen e hapur për agroturizëm, për bujtina e artizanate, si dhe për bonusin për restaurim të monumenteve të kulturës, apo thirrjen e Ministrisë së Turizmit për projekte për turizmin.

Deputetja Anila Denaj vlerësoi se është shumë mirë që tryeza mblidhet tani, pasi ndihmon dhe nxit në kohë që turizmi ciësor të perceptohet në afate dhe në shërbime. Nga ana e vet Arben Çipa, kryetar i Shoqatës së Industrisë së Turizmit, dha disa projeksione për sezonin 2022, me pritshmëri për shtimin e ardhjeve nga toka, që bën më të mprehtë sfidën e manaxhimit të qarkullimit e prandaj ka sugjeruar suport të shtuar të këtij shërbimi, të paktën në dy muajt e pikut.

Po kështu, sipas tij, pritet prani e shtuar e turistëve italianë. Ndërkaq, ai kërkoi që administratorët e kontratuar të stacioneve të plazhit, të lejohen të hedhin rërë, tani dhe gjatë sezonit, për t’i mbajtur ato në standart sa më të mirë.

Duke u shprehur në mbështetje të rregullit, Çipa tha se “me anarkinë u mësuam, le të kthehemi tek rregulli”. Me këtë apel për biznesin turistik, ai kërkoi që procesi i çertifikimit të shtrihet për të gjitha anijet e shërbimit turistik.

Nga disa hotelierë e operatorë të pranishëm u adresuan problematika të veçanta dhe morën përgjigje pikëpyetjet e tyre.

Bashkia Sarandë

 

Tags: Kryesore
Previous Post

Avokati Maks Haxhia: Ç’e çoi në burg Saimir Tahirin

Next Post

Kanali i Korfuzit: ç’firmosën Shqipëria e Greqia më 8 shkurt të 1958-ës

PorositWeb

Related Posts

“Tajlanda shqiptare” me muzikën në kupë…(!)
TË FUNDIT

“Tajlanda shqiptare” me muzikën në kupë…(!)

8 Gusht, 2024
Bloomberg: Planet e mëdha të Jared Kushnerit në Ballkan
TË FUNDIT

Bloomberg: Planet e mëdha të Jared Kushnerit në Ballkan

8 Gusht, 2024
Turistët që vijnë në Shqipëri, sa “koprracë”!
Kryesore

Turistët që vijnë në Shqipëri, sa “koprracë”!

6 Gusht, 2024
Edhe Santorini bosh!
TË FUNDIT

Edhe Santorini bosh!

6 Gusht, 2024
Një plazh falas në Breg në kohën e “detit të xanun”
TË FUNDIT

Një plazh falas në Breg në kohën e “detit të xanun”

3 Gusht, 2024
Një tjetër destinacion i famshëm i cenuar nga turizmi masiv
TË FUNDIT

Një tjetër destinacion i famshëm i cenuar nga turizmi masiv

28 Korrik, 2024

Comments 1

  1. bygge says:
    3 muaj ago

    706957 589123This will likely be a terrific weblog, would you be interested in performing an interview about just how you developed it? If so e-mail me! 883009

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.