Greqia ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për shqiptarin e shpallur në kërkim për vrasjen e 19-vjeçarit grek në Selanik, Alkis Kampanos.
Mediat greke shkruajnë se sipas informacioneve, urdhër-arresti ndërkombëtar për 20-vjeçarin shqiptar i cili dyshohet se është arratisur në vendin e tij të lindjes pas vrasjen se të 19-vjeçarit, tashmë ka mbërritur dje te autoritetet shqiptare.
Kjo do të thotë se tashmë ai po kërkohet dhe këndej kufirit, pra në Shqipëri, ku ka hyrë pak orë pas ngjarjes së rëndë, për të cilën është nën akuzë.
Gjithashtu dhe një 23-vjeçar shqiptar ishte i pari i arrestuar për sulmin e përgjakshëm të 1 shkurtit në Charilaou, ku mbeti i vdekur 19-vjeçari Alkis dhe u plagosën dy shokët e tij.
Sakaq, një 25-vjeçar grek u dorëzua dje për përfshirjen e tij në rastin e vrasjes së Alkis Kampanos.
Të gjithë këta, ishin tifozë deri në çmenduri të PAOK-ut. Pikërisht për këtë arsye, i morrën jetën Alkisit 19 vjeç, pasi e pyetën me kë ekip qe dhe ai iu tha se ishte me ARIS-in. /sarandacity.al/