Një 20-vjeçar shqiptar i akuzuar për përfshirje në vrasjen e 19-vjeçarit grek Alkis Kamenos në Selanik, është nisur drejt kufirit shqiptar-greko për t’u dorëzuar tek autoritetet greke.
Roxhers Demirazi deklaroi përmes avokatit të tij se pranon të ekstradohet në Greqi për të dhënë shpjegime dhe për t’u gjykuar për vrasjen e Alkisit, ngjarje që ka tronditur opionin grek, si për arsyet e si për mënyrën – me kosë, pse ishte me ARIS-in e jo me PAOK-un. Por ai mohon të jetë përfshirë aktivisht.
Menjëherë pas vrasjes, ai u arratis në Shqipëri, ndaj të cilit më u lëshua një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet greke. Por ai njoftoi nëpërmjet avokatit të tij se donte të dorëzohej.
Më herët gjatë ditës, pasditen e së enjtes, i shoqëruar nga babai i tij është paraqitur në komisariatin e Korçës, ku dhe është dorëzuar aty fillimisht.
“Shkoi dhe u dorëzua vetë. Ai është në dijeni të situatës”, tha z. Paraskevas Spyratos, avokati i 20-vjeçarit shqiptar.
Duke folur për protothema.gr, Spyratos deklaroi se i kërkuari kishte gjetur strehë në shtëpinë e gjyshes, ndërsa theksoi se “pesha e çështjes e kishte bërë të vetëdijshëm se duhej të vetëdorëzohej”. /sarandacity.al/
856350 483688Have read a couple of with the articles on your site now, and I truly like your style of blogging. I added it to my favorites weblog site list and will probably be checking back soon. 880632
634351 827462Wow! This can be 1 specific with the most useful blogs We have ever arrive across on this topic. Actually Great. Im also an expert in this topic so I can realize your hard work. 411548