Ari Kerma, 29 vjeç, është personi që “bëri luftë” me Policinë e Sarandës buzëmbrëmjen e kësaj të premteje, pasi çau me automjet dhe postobllokun policor te Rrapi, për të provokuar më pas një ndjekje policore ndaj tij, deri në këmbim zjarri me Policinë.
Policia doli me një deklaratë zyrtare orët e mbrëmjes, duke raportoar si vijon:
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se shtetasi A. K, qarkullonte me automjet, me armë zjarri me vete kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Në lagjen Nr.1, Sarandë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin me të cilin lëvizte 29-vjeçari dhe menjëherë i kanë bërë shenjë ndalimi. Drejtuesi i mjetit shtetasi A. K, nuk i është bindur urdhërit të Punonjësve të Policisë për të ndalur dhe ka vijuar me shpejtësi duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të policisë.
Drejtuesi i mjetit ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë duke përplasur dhe një automjet tjetër dhe për të fshehur provat ka hedhur në det armën e zjarrit pistoletë që mbante me vete.
Shërbimet e Policisë kanë përdorur dronin për të kontrolluar në det si dhe mjetet lundruese të Policisë Kufitare. Pas skanimit nga droni në det, të vendit ku gjendej pistoleta është bërë e mundur nxjerrja dhe sekuestimi i saj, së bashku me një karikator me municion lufatrak.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A.K, dhe materialet i kaluan Prokuroris për veprime të mëtejshme për veprat penale ‘Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’ dhe ‘Kundërshtim i punonjësit të rendit publik’”.
Sakaq, mësohet se efekti i lënduar prej 29-vjeçarit është Robert Çulli, i cili po trajtohet në kushte spitalore, pasi ka dëmtime në gjymtyrë. /sarandacity.al/
https://youtu.be/B3NQAVSe8NY