KQZ ka publikuar fletët e votimit, mes të cilave dhe atë të Qarkut Vlorë ku ndodhet Saranda.
Vlen kjo fletë votimi për familjarizimin e votuesit me të, pasi kjo është hera e parë e një formati të tillë, diktuar nga ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Gjithsesi ekziston frika se shumë fletë mund të rezultojnë të pavlefshme, pasi votuesi do gjendet i papërgatitur para tyre. /sarandacity.al/