Policia njofton për një tjetër arrestim në Sarandë nga radhët e atyre që janë të përfshirë në kultivim apo trafik kanabisi.
Është një 23-vjeçar që ka rënë në pranga, si finalizim i një operacioni policor i koduar si “PËRGATITJA”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas shpërndante lëndë narkotike, kishte siguruar fara dhe tentonte për të kultivuar bimë narkotike cannabis sativa organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ‘PËRGATITJA’, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-D. Sh., 23 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit D. Sh., dhe kontrollit fizik në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 300 gram lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa, 200 fara bimë canabis sattiva, një thikë, një automjet, peshore elektronike dhe një shumë parash.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’”, thuhet në njoftimin zyrtar. /tesheshi.com/