Pas gati dy vitesh izolim për shkak të pandemisë, është realizuar takimi i parë mes drejtuesve të Bashkive në Sarandës dhe Korfuzit. Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, i shoqëruar nga Nënkryetari i Bashkisë Romeo Çakuli, ka pritur homologen e vet nga ishulli i Korfuzit, zonjën Meropi Idhreu dhe Kryetarin e Këshillit Bashkiak nga Bashkia fqinje, zotin Dhimitris Metallinos.
Mes tyre u shkëmbyen mendime për profilin e përbashkët turistik, për prurjen turistike në rritje, për fashën e turistëve, kapacitetet akomoduese dhe investimet në infrastrukturë.
Dy homologët thanë se Saranda dhe Korfuzi mund e duhet të përfitojnë nga turizmi i integruar, në kontekstin që çdo turist që vjen në Korfuz të vijë edhe në Sarandë e anasjelltas, duke diversifikuar ofertat respektive.
Ata folën konkretisht për ndryshimet në infrastrukturë dhe se si funksionojnë vendgrumbullimet e mbetjeve urbane në të dy qytetet.
Një moment i veçantë i bisedës mes tyre, ishte ai që lidhet me mungesën e burimeve njerëzore në shërbim të turizmit, duke u bashkuar në idenë se shkollat profesionale që funksionojnë në të dy qytetet, shtojnë shanset që të faktorizohen më shumë, nëse shkëmbejnë eksperienca mes tyre.
Me shumë bujari u prit kërkesa e zotit Gurma për të patur asistencën e Korfuzit fqinjë në realizimin e projektit që Saranda të ketë së shpejti Orkestrën Frymore të Fëmijëve, si dhe për të garantuar vijimësi në projektin futbollistik për t’u takuar në Sarandë çdo vit “Legjendat e Futbollit”,, përfshirë ekipin e veteranëve korfiatë, të penguar vitin e kaluar nga pandemia.
Bashkiakët e dy qyteteve fqinie, me histori binjakëzimi rreth 30-vjeçare, shprehën vullnet të plotë për bashkëpunim të ngushtë, në të gjitha fushat, duke shpeshtuar kontaktet dhe komunikimin e konkretizuar me projekte dhe realizime.
Bashkia
173779 774925Giving you the top News is extremely much imptortant to us. 900399
374445 602963Greetings! Quick question thats completely off subject. Do you know how to make your website mobile friendly? My site looks weird when browsing from my apple iphone. Im trying to discover a template or plugin that may well be able to correct this concern. In the event you have any suggestions, please share. With thanks! 122133