Kryedemokrati Basha kumtoi se një një tjetër reformë territorial e do e gjithë Shqipëria, ndaj sipas tij ajo këkohet që nga Konispoli e deri në Vermosh, nga Dukagjini në Delvinë.
“Rindarja territoriale e Shqipërisë është një domosdoshmëri urgjente, e duan shqiptarët nga jugu në veri, nga Dukagjini në Delvinë, nga Vermoshi në Konispol”.
Pas një takimi me ekspertë për këtë çështje, Basha tha se “dy janë synimet e këtij procesi: i pari, ajo që nuk ndodhi në 2015-ën nuk mund të lejojmë të ndodhë më, të mos dëgjohet zëri i njerëzve. Nuk mund të lejojmë një sistem të dështuar që e ka larguar shërbimin nga qytetari.
Së dyti, një decentralizim real i pushtetit, që në fakt është nga tiparet identitare të politikës së djathtë, konservatore, të Partisë Demokratike.
Jo për hir të të qenit si e tillë, se ne nuk operojmë në baze dogmash dhe ideologjisë, por për atë që thash në fillim: pushteti më i mirë është pushteti afër qytetarit. Sepse edhe në ketë mënyrë qytetari e di që paguan dhe i merr shërbimet për të cilat paguhet”. /tesheshi.com/