Në një deklaratë të fundit policore raportohet mbi dy arrestime e katër peocedime në Delvinë e Sarandë.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë bënë kapjen e shtetasit në kërkim L. Sh., 17 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, sepse në datën 14.02.2022, ka bërë kallëzim shtetasi B. T., 61 vjeç, me detyrë inspektor i ADMZ Vlorë, se ky shtetas ka prerë dru, në mënyrë të paligjshme.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin F. M., 22 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi”, thuhet në komunkatë. /sarandacity.al/